LajmeSport

Calhanoglu: Tani dimë si të fitojmë Champions League-n

Hakan Calhanoglu mendon se Interi ka fituar eksperiencën e duhur, për të marrë trofeun e Champions League.

Në një intervistë të dhënë për “Anadolu Ajansı”, mesfushori tha se në finalen e dy viteve më parë, nuk ishte e shkruar që të fitonte Interi.

Sipas tij, tani është koha për të marrë trofeun e shumë pritur. Calhanoglu vlerësoi PSG-në, me të cilët do të përballen në finale, por shtoi se Interi futet me besimin për fitore.

“Do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve, për herë të tretë në dy vite. Jam shumë i lumtur për këtë. Në Stamboll nuk ishte e shkruar të ndodhte, ndonëse doja shumë të fitoja dhe për këtë arsye u zhgënjeva.

Të shpresojmë se do e arrijmë këtë herë, sepse jemi përmirësuar shumë pas asaj sfide. Mendoj se kemi fituar shumë përvojë. Tani dimë si të përgatitemi, për të fituar.

PSG-ja ka një ekip shumë të fortë, si Bayern Munich dhe Barcelona. Por gjithmonë dalim në fushë me besimin se mund të fitojmë. Nëse beson në diçka, ke bërë gjysmën e rrugës”, tha Calhanoglu.

Finalja e Champions League, mes Interit dhe PSG-së, do të luhet më 31 maj, në “Allianz Arena”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close