
“Ky kapitull u mbyll. Historia ende duhet të shkruhet. I jam mirënjohës të gjithëve”. Me këtë postim të shkurtër Cristiano Ronaldo i ka dhënë lamtumirën Al Nassr pas 2 sezoneve ku fitoi vetëm Arab Club Champions Cup, duke mos përmbushur ambiciet e portugezit.
Megjithatë në 105 ndeshje realizoi 93 gola dhe dha 19 asiste. Mesazhi u dha pas humbjes në javën e fundit të kampionatit që la jashtë sezonit të ardhshëm të Champions League Aziatike skuadrën e Stefano Pioli.
Mediat ndërkombëtare prej kohësh përmendin një kalim të Cristiano Ronaldo te një nga skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve që do të mbahet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Palmeiras, Al Ahly, Al Hilal, Pachuca apo Monterrey kanë shprehur interes për 40-vjeçarin.



