KulturëLajmeRajon

Rama ndan pamjet nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Gur i çmuar mes veprave që kanë transformuar kryeqytetin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale teksa ndan pamjet nga faza e punimeve, Rama shprehet se ky projekt dita-ditës po merr formë si një gur i çmuar i gjerdanit të veprave që kanë transformuar kryeqytetin.

“MIRËMËNGJES dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar i gjerdanit të veprave arkitektonike, të cilat do ta transformojnë kryeqytetin tonë edhe në një destinacion europian të arkitek…”, shkruan Rama.

Projekti i ri po zhvillohet në zonën ku ishte Teatri Kombëtar dhe në ndërthurje me akset e pedonaleve. Ndërtesa është ndarë në dy pjesë një për aktorët dhe administratën dhe një tjetër për publikun me funksionin kryesor Teatrin.

/tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close