
Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” dhe Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e rënies heroike të Komandant Tigrit – Fadil Nimani, promovojnë shtegun me emrin e tij: *”Fadil Nimani – Tigri”*.
Më 25 maj, nga ora 08:00 paradite, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Vaksincë.
Në orën 09:00, me autobusë në mënyrë të organizuar, do të shkohet në Sllupçan, dhe prej aty bjeshkatarët do të ecin përgjatë shtegut deri në Vaksincë, i cili është i përshtatshëm edhe për fillestarë.
Për këtë ditë madhështore, SHBA “Karadaku” do të shtrojë drekë, ndërsa pronari i kafiterisë “Tigri” në Vaksincë do të ofrojë kafe falas.
Pjesëmarrja juaj nderon kujtimin dhe veprën e heroit kombëtar.
*Jeni të mirëseardhur!*



