
Dekleratat e një renegati dje dhe sot!
Çudira shqiptare
Dje
Një vit më parë Arben Fetai:
Vëlla, e fituam luftën me tradhtarët e brendshëm dhe me kundërshtarin përjashta, sepse populli është çdoherë me të drejtit.
Amaneti shkoi në vend. Historinë e bëmë!
Unë kthehem në Bruksel me ndjenjën e misionit të kryer!
Sot
Arben Fetati mbron Mickovskin: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët!
Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbnit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!
Çfarë kuptojmë nga këto deklerata të një sharlatani që paskan fituar luftën me krahun tjetër të ASH-së vitin e kaluar dhe paskësh fituar kundër integristëve në zgjedhjet e 8 majit!
Për hir të vërtetës duhet thënë se ( pa dashur të bëj tifo për integristët apo për Taravarin) vredistët i humbën zgjedhjet përballë Frontit me rezultatin 14/18 në favor të Frontit, por siç tha komiti i VMRO-së Bogojeski, se ne ju morëm në qeverinë e koalicionit si humbës!
Pra, si ka vajtur amaneti në vend duke shkruar historinë e humbësit?
Do të ktheheshe në Bruxelles si humbës me misionin e pamundur!
Apo fitore quhet se cilën “shfalerkë” e merr kryekomiti Micko në bordellon qeveritare dhe jo fituesin e kampit shqiptar!
Ndërsa i takon asaj deklerate të pështirë se kryeministri Micko ka bërë shumë për shqiptarët, turp të kesh ti dhe gjithë ata renegatë si ti që realitetin e sotëm e shohin me syzat e Mickos.
Le ta gjykojnë vetë shqiptarët sesi ndihen me qeverinë e komitëve, ku brenda një viti edhe me pjesëmarrjen tuaj nuk duket asgjëkundi ndryshimi por përkundrazi, po vemi drejt rrugës qorre në prapakthehu!
A e keni bindur “vëllain e Madh” Micko, qe ta heq bashkë me ndryshimet kushtetuese nofkën e turpit dhe të përdhosjes së identitetit gjuhësor për gjuhën shqipe siç është 20% apo nuk guxoni t’ia bëni këtë pyetje për të cilën u zotuat se do ta bëni brenda 6 muajve?
Mos të kapi gjë për veshi Micko dhe i dole kundër “vëllait” tënd të vogël Taravarit?
Ah Arben pehlivani, mos vallë je akoma në delirin e pushtetit dhe u ekzaltove nga bëmat e Mickos ndaj shqiptarëve!!!





