BotaLajmeTopLajm

Sulm ‘i paprecedent’ në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë urdhëruar banorët e qytetit Khan Junis që të evakuohen, teksa bëhen gati të nisin një “sulm të paprecedent”.

Banorët u urdhëruan të zhvendosen drejt lokalitetit Al Mauasi, në perëndim të Rripit të Gazës, në kuadër të një prej urdhrave më të mëdhenj të evakuimit të dhënë nga ushtria izraelite në muajt e fundit.

Një  zëdhënës i trupave hebraike deklaroi se zona do të konsiderohet një zonë e rrezikshme luftimi dhe shtoi se organizatat terroriste ishin shkaktare të katastrofës.

Forcat e armatosura izraelite i dhanë jetë një ofensive të re në Gaza ditën e shtunë, si pjesë e operacionit të koduar “Karrocat e Gideonit”, një emër që i referohet luftëtarit të Biblës, Gideon.

Më herët gjatë së hënës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të marrë nën kontroll të gjithë Gazën.

“Jemi të angazhuar në një betejë masive, intensive dhe thelbësore dhe kemi regjistruar progres”, tha Netanyahu.

“Ne do të marrim nën kontroll të gjitha zonat e Rripit. Këtë do të bëjmë”, theksoi ai.

Në 24 orët e fundit, Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë goditur 160 objektiva në enklavën palestineze. Një magazinë që mbante medikamente në spitalin Nasser, u godit nga sulmet ajrore izraelite, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close