
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani gjatë ditës së sotme ka ndarë vendimet për marrëdhënie të përhershme pune për katër mësimdhënës në këtë komunë, shkruan Top24
Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në procesin arsimor dhe theksoi rëndësinë që ka puna dhe përkushtimi i tyre në edukimin e gjeneratave të reja. Kryetari Shabani u uroi shëndet, suksese dhe mbarësi në detyrat që i presin, duke theksuar se komuna do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm arsimin dhe kuadrot profesionale.



