LajmeMaqedoni

Neset Izari VLEN i bëri shqiptarët nga Luanë në Lepuj– Drama e Shqiptarëve në Shkup

Nga Luanë në Lepuj– Drama e Shqiptarëve në Shkup

Është një fenomen i dhimbshëm dhe i përhapur: shqiptari që në Tetovë, Gostivar, Kërçovë e Strugë ngre zërin si luan për të drejtat, për dinjitetin, për kombësinë e sapo shkel në Shkup, në koridoret e pushtetit, shndërrohet në lepur.
Përkul kokën, buzëqesh në mënyrë servile, shfaqet klientelist dhe shpesh edhe frikacak.
Pse ndodh kjo?
A është frika nga humbja e privilegjit të vogël që e bën të heshtë? Apo mos është mungesa e vetëdijes për peshën që mban mbi supe si përfaqësues i një populli krenar?
Në vend që të bëhet zë i së vërtetës, zgjodhi të bëhet zëdhënës i rehatisë personale.
Në qytetet tona shqiptare, ai është trim në Facebook, filozof në kafene, patriot në tubime lokale por përballë pushtetit sllav në Shkup, ai nënshkruan çdo gjë pa lexuar, ul zërin kur duhet të bërtasë, hesht kur duhet të trondisë.
Kjo nuk është thjesht një dobësi personale kjo është tradhti ndaj një ideali, ndaj një gjaku që ka derdhur shumë për të arritur këtu ku jemi.
Na duhet kuadër i fortë që nuk ka frikë nga Shkupi, që nuk shitet për tender, për një vend pune apo për një fotografi me pushtetin. Na duhen luanë edhe në seli, jo vetëm në lagje.
Ndryshe, do të mbetemi gjithmonë të fortë aty ku nuk ka nevojë dhe të dobët pikërisht aty ku fati ynë shkruhet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close