BotaLajmeTopLajm

Fshiu këpucët me flamurin e BE-së dhe më pas e dogji, i hiqet imuniteti eurodeputetit polak

Parlamenti Evropian ka votuar për t’i hequr imunitetin eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, duke i hapur rrugën autoriteteve në Poloni që ta ndjekin penalisht.

Braun, kandidat për president në Poloni dhe i njohur për sjellje provokuese, u përfshi në një incident të ri të martën, ku u filmua duke hequr flamurin e Bashkimit Evropian nga Ministria e Industrisë në Katowice, më pas duke fshirë këpucët me të dhe duke i vënë flakën jashtë ndërtesës. Ai publikoi videon në rrjetin social X, shoqëruar me mesazhin: “Kjo është Polonia, jo Brukseli”.

Ky nuk është rasti i vetëm i veprimeve kontroverse nga Braun. Në dhjetor 2023, ai kishte përdorur një fikës zjarri për të shuar qirinjtë gjatë një ceremonie për Hanukkah në parlamentin polak, akt për të cilin u kritikua gjerësisht ndërkombëtarisht. Ai e justifikoi atë veprim me retorikë antisemitike, duke e cilësuar ceremoninë si “adhurim racist dhe fisnor Talmudik”.

Edhe pse parlamenti polak ia kishte hequr më herët imunitetin, zgjedhja e tij si eurodeputet në qershor 2024 ia kishte rikthyer mbrojtjen ligjore. Megjithatë, Parlamenti Evropian vendosi ta rrëzojë këtë mbrojtje, duke e përfshirë Braunin në listën e eurodeputetëve që humbën imunitetin, përkrah Petr Bystron nga partia gjermane AfD dhe Petras Gražulis nga Lituania.

/vizionplus.tv

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close