LajmeMaqedoniTopLajm

Meidani takoi ambasadorët e Zvicrës, Holandës dhe Spanjës në Maqedoni: I mirëpresim për vizitë në Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani përmes një publikimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka takuar ambasadorët e Zvicrës, Holandës dhe Spanjës në Maqedoninë e Veriut.

Meidani thotë se është biseduar për integrimin europian të rajonit, por edhe për mundësinë që ambasadorët në fjalë, ta vizitojnë Shqipërinë.

“Bisedë miqësore me Ambasadoret Véronique Hulmann , Özlem Canel dhe Rafael Soriano Ortiz. Diskutuam zhvillimet politike në rajon, integrimin europian dhe mundësinë për t’i mirëpritur së shpejti në një vizitë në Shqipëri. Vlera të përbashkëta, dialog i hapur dhe miqësi që forcohet çdo ditë”, shkroi Meidani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close