
Ministrini shëndetësisë Arben Taravari sot ka qëndruar në Tetovë ku nga afër ka përcjellë procesin e testimit të 57 kandidatëve për specializant në spitalin Klinik të Tetovës dhe për spitalin e Gostivarit, shkruan Top24
“Sot vazhdoi testimi për specializantët në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë, të cilit iu nënshtruan 57 kandidatë për spitalet në Tetovë dhe Gostivar. Na gëzon fakti që në këto konkurse përfshihen specializime deficitare si Radiologji, Pediatri dhe Gjinekologji.” shkruan Taravari



