
Ka përfunduar pak më herët takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari i cili zgjati rreth një orë e gjysmë. Burime nga qeveria thonë për Alsat se takimi përfundoi në frymë konstruktive kurse bisedimet do të vazhdojnë. “Gjatë këtij muaji do të dihet e ardhmja e funksionimit të Aleancës për Shqiptarët të Taravarit. Mickoski në takim i konfirmoi pozitat e shprehura tashmë edhe publikisht”, thonë po ë njëjtat burime.



