
Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, e deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, është shprehur se; “Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor”.
Gjithashtu, Topalli ka theksuar se; “Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore”.
Deklarata e Jozefina Topallit:
Zakonisht pika më e afërt e Speedex apo Currier dhe pika më e afërt është një pikë bastesh, dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre.
Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Itali është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat.
Unë e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme.
Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend.
Jo rastësisht që nëse deri pardje numri i zarfeve nga Greqia ishin rreth 17 mijë, brenda 24 orësh, pikërisht në periudhën që ne po na vinin informacione për manipulim në një shkallë të votës, ky numër kërceu me 6 mijë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, edhe pse ka numër votuesish shumë më të madh.



