BotaLajme

UNRVA paralajmëron për rritje të krizës ushqimore në Gaza për shkak të bllokadës izraelite ndaj ndihmave

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinez në Lindjen e Mesme (UNRVA) njoftoi se nuk ka mundësi të shpërndajë rezervat bazë me ushqim në Rripin e Gazës për shkak të bllokadës së vazhdueshme izraelite ndaj ndihmës humanitare për Gazën.

“Ndihma humanitare dhe rezervat nuk kanë hyrë në Rripin e Gazës më shumë se 50 ditë… kur autoritetet izraelite vendosën një rrethim”, thuhet në kumtesën e publikuar nga agjencia.

“Si rezultat i kësaj, rezervat humanitare kritike, duke përfshirë ushqimin, karburantet, ndihmën mjekësore dhe vaksinat për fëmijë, menjëherë harxhohen”, citohet në kumtesë.

Nga Agjencia theksojnë se rezervat e saj me miell janë harxhuar dhe se mbesin vetëm 50 pako me ushqim – të cilat përmbajnë oriz, qiqra, fasule, vaj, kripë, sheqer, qumësht në pluhur, peshk i konservuar, hallvë, humus – të destinuara për t’i plotësuar nevojat e një familjeje pesë anëtarëshe për dy javë.

Komisari i përgjithshëm i UNRVA-së, Filipe Lazarini, para tre ditësh tha se pothuajse 3.000 kamionë janë përgatitur të dorëzojnë ndihmë humanitare kritike në Gazë. Megjithatë, ushtria izraelite i bllokon të gjitha dërgesat me mallra në rajon nga 2 marsi, sipas UNRVA-së.

Programi botëror për ushqim publikoi se çmimet e ushqimit janë rritur deri në 700 për qind krahasuar me periudhën para luftës në Gazë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close