
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e gjashtë konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.
Nisma sërish ka abstenuar.
Por një gjë të tillë dikur e kishte bërë edhe VV, në vitin 2017.
Vetëvendosje e kishte kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.
Madje në një deklaratë publike Glauk Konjufca i VV’së ishte shprehur kështu:
“Meqenëse Kadri Veseli do të rrrëzohet dhe koalicioni PAN do të detyrohet ta vendosë tjetër perosn në funksion të kryeparlamentari të Republikës së Kosovës.”



