
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim për videon e publikuar ku shihet se si një shofer ngiste veturën në korsinë për biçikleta.
Rasti, që edhe nga videoja shihej se ka ndodhur në Shkup, MPB njoftoi se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe se shoferi, Z.S. i moshës 43-vjeçare është kapur dhe gjobitur në përputhje me Ligjin.
Në lidhje me videon e publikuar në një pjesë të mediave ku shihet se si një veturë “Audi” me targa të Shkupit lëvizë në korsinë për biçikleta në rrugën “Butelska”, ju njoftojmë se ngjarja ka ndodhur më 23.04.2025 rreth orës 16:30. Menjëherë nga ana ana e Departamentit për siguri në trafikun rrugor në kuadër të SPB Shkup janë ndërmarrë masa përkatëse dhe aktivitete ku është gjetur shoferi i veturës Z.S.(43) dhe të njëjtit i është shqiptuar gjobë e paraparë me ligj”, thuhet në njoftim.



