LajmeMaqedoniTopLajm

4200 libra të letërsisë botërore për nxënësit e shkollave të mesme në gjuhën shqipe

4200 libra të letërsisë botërore janë siguruar për nxënësit e shkollave të mesme në gjuhën shqipe në të gjithë vendin, përmes një nisme të përbashkët të Qeverisë së vendit dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Shpërndarja e librave filloi nga Kumanova, në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai dhe ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani.

“Kjo iniciative mendoj se është shumë domethënëse. E fillojmë sot në Ditën ndërkombëtare të autorit, për ta vazhduar edhe me shkollat dhe gjimnazet e tjera dhe shpresojmë shumë edhe për iniciative dhe projekte të tjera që mbështesin letërsinë, gjuhën shqipe e kështu me radhë”, tha Denion Meidani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close