
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e ka gjetur përgjegjës për shkelje disiplinore gjyqtarin Agim Kuçi i cili ia kishte ndërpre masën e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqës- e që ende gjendet në arrati, duke i shqiptuar vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës për 20% për periudhën gjashtëmujore.
Për këtë shkelje disiplinore gjyqtarit Agim Kuqi i shqiptohet sanksioni disiplinor vërejtje publike me shkrim dhe zvogëlim i përkohshëm i pagës për njëzet përqind (20%) për periudhën kohore prej gjashtë (6) muaj. III. Revokohet vendimi i KGJK-së me numër KGJK.nr. 124/2024, i datës 21 maj 2024, për suspendimin e gjyqtarit Agim Kuqi“, thuhet në vendim.
Në vendimin e marrë më 24 janar 2025, thuhet se më 20 janar 2024 ishte pranuar kërkesa për fillim të hetimeve disiplinore ndaj këtij gjyqtari, me pretendimin se mund të ketë kryer shkelje disiplinore.
Aty theksohet se pasi Sekiraqa ishte dënuar me 25 vjet burgim, me aktvendim i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe ishte lënë të mbrohet në liri. Kurse, Apeli kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale dhe të njëjtit ia kishte caktuar masën e paraburgimit, por thuhet se gjykatësi Kuçi nuk kishte lëshuar urdhëresë për ekzekutimin e aktvendimit të Apelit.



