LajmeRajon

Ende pa paga të marsit, minatorët e Kishnicës në grevë

Minatorët e Flotacionit të Kishnicës janë futur në grevë.

Arsyeja e ndaljes së punës është se ata ende nuk i kanë marrë pagat.

Kjo u konfirmua nga kryetari i Sindikatës, Blerim Imeri.

“Po, kam informacione se punëtorët sot do ta ndalin punën shkaku se nuk i kanë marrë pagat”, tha ai për Klankosova.tv.

Imeri nuk dha detaje nëse është biseduar me menaxhmentin e “Trepçës” për ta gjetur një zgjidhje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close