Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar në një intervistë për A2 CNN se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është i pafajshëm dhe se pret që ai të shpallet i pafajshëm.
“Artan Grubi është i pafajshëm dhe do të shpallet i pafajshëm, sepse nuk ka shkelur ligjet e vendit”, deklaroi Ahmeti.
Deklarata e Ahmetit vjen pasi Grubi është i përfshirë në procedurë gjyqësore lidhur me rastin e Lotarisë Shtetërore, ndërsa më 7 shtator ai është deklaruar i pafajshëm para gjykatës.
Ahmeti, me këtë qëndrim, shpreh bindjen se në përfundim të procesit gjyqësor Grubi nuk do të shpallet fajtor.


