Agjencia për Mërgatën ka nisur programin falas të mësimit onlajn të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës, të moshës 6 deri në 15 vjeç.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatlum Jusufi, ka bërë të ditur se krahas programit onlajn, janë realizuar edhe botime të librave në gjuhën shqipe, të dedikuara për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Sipas Jusufit, këto iniciativa synojnë të krijojnë mundësi më të mira që brezi i ri i mërgatës të ruajë dhe të zhvillojë njohuritë e gjuhës shqipe, si dhe lidhjen me kulturën dhe vendlindjen.
“Po punojmë që gjuha, kultura dhe lidhja me vendlindjen të ruhen te brezi i ri. Për fëmijët tanë. Për gjuhën shqipe. Për të ardhmen”, ka thënë Jusufi.


