LajmeMaqedoniTopLajm

Jorgoni: Flamuri i Maqedonisë së Veriut simbol i 8 Fiseve Ilire që themeluan Makedoninë e vjetër! (FOTO)

Aktivistja shqiptare Elida Jorgoni ka ndezur debatet me një deklaratë të fortë dhe një ilustrim me flamurin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, i njohur për rrezet e tij të verdha në sfond të kuq, që sipas saj përfaqëson në fakt bashkimin e tetë fiseve ilire që krijuan Makedoninë e lashtë.

Sipas këtij interpretimi, çdo rreze e flamurit simbolizon një fis ilir: Mollosët, Ageasit, Kaonët, Enkelejt, Desartët, Orestët, Nestorët dhe Ilirët, të gjithë me lidhje të forta gjaku dhe gjenealogjie me Aleksandrin e Madh. Përmes shkronjave të para të këtyre fiseve, formohet vertikalisht emri MAKEDONI, një dëshmi simbolike e rrënjëve të thella ilire të këtij territori.

Në dokumentin shoqërues thuhet se:

  • Molosët –  Fisi i nënës së Aleksandrit të Madh.
  •  Ageasit – Fisi i babait të Aleksandrit të Madh.
  •  Kaon – Kushërijtë e nënës.
  •  Enkelede – Fisi ilir i gjyshes nga babai.
  •  Desarte – Fisi i iliris.
  •  Orestët – Lidhje fisnore me Mollosët dhe Desartët .
  • Nestorët – Fisi në luginën e lumit Nestor
  • Ilirët – Territori i mbretit Bardhyl  Shkupi, Tetova dhe Gostivari.

Kjo deklaratë e Jorgonit pritet të nxis debate mes historianëve por edhe në opinionin publik.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close