
Nga MPB njoftojnë se në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kanë paraqitur kallëzim penal kundër A.E.(38) nga Radovishi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal. Sipas MPB-së, personi është privuar nga liria dhe ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit dhe në një bisedë zyrtare ka pranuar se ka shitur marihuanë personave nga Radovishi.
“Me datë 17.04.2025, në bazë të urdhëresës së gjykatës, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish, kanë kryer bastisje në banesën dhe objektet ndihmëse në të cilën banon dhe e shfrytëzon A.E. në Radovish, gjatë së cilës në garazh janë gjetur 36 pako marihuanë me peshë totale rreth 300 gram, ndërsa në banesë janë gjetur 498 pako cigare me banderola greke. Për ngjarjen është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, me udhëzim të të cilit janë ndërmarrë masa për dokumentimin e rastit, pas së cilës A.E është paraqitur para gjyqtarit nga Gjykata Themelore Strumicë, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.



