
Ka shkuar në 62 numri i viktimave nga tragjedia në Koçan. Një pacient që po trajtohej në Beograd ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Kujtojmë se disa të lënduar nga zjarri që shpërtheu në diskotekën “Puls” më 16 mars të këtij viti, vazhdojnë të kurohen jashtë shtetit.



