
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar përfundimin e projektit të parë nga 13 projektet e mbështetura nga Qeveria për Komunën e Gostivarit.
“Projekti i parë i realizuar. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e tij! Urime dhe suksese në projektin e radhës”, ka shkruar Limani.
Ndryshe, projekti në fjalë përfshin rikonstruimin e rrugës për në fshatin Balindoll.
Projektet në fjalë janë të mbështetura nga Qeveria dhe kanë për fokus zhvillimin rural, përmirësimin e infrastrukturës dhe fuqizimin e pushtetit lokal.



