LajmeMaqedoni

Tragjedia në Koçanë! Protestojnë familjet e viktimave: Sistemi korruptiv vrau fëmijët tanë!

Dy protesta të ndara janë paralajmëruar për sot në Koçanë, pas tragjedisë në diskotekën “Pulse”.  Me moton “Marshi për engëjt” në orën 12:15, me simbolikën e reagimin të vonuar, nisi një marsh proteste që u organizua nga familjarët e viktimave në zjarrin tragjik.

“Një pyetje. Kush e vrau engjullin tim, kush e vrau heroin tim, kush i shkrumboi këto engjëj” – ishte pyetja e një nëne të viktimës së zjarrit në Koçanë, që ua parashtroi institucioneve kompetente, në përfundim të protestës së sotme në Koçanë të organizuar nga familjet e viktimave.

Pas një orë heshtje, marshimi, lot dhe britma, qytetarët e Koçanës bashkë me familjet e viktimave shtruan pyetje për gjyqësorin se kush ua mori më të dashurit e tyre.

Pa thënë asnjë fjalë, mesazhet e tyre I dërguan përmes parullave “Kjo nuk është aksident, është vrasje”, “Sistemi korruptiv vrau fëmijtë tanë”, “Marshi për 59-të engjujt” e të ngjashme.

Vendtubimi ishte “Parku i Revolucionit”, pas çka qytetarët marshuan drejt Qendrës Tregtare, duke u ndalur tek lokali I pronarit të diskotekës “Puls” dhe në heshtje nderuan viktimat. Më pas vazhduan para ndërtesës së Komunës së Koçanës, Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

“Marshi i familjarëve të të ndjerëve nuk është për të mbështetur sigurimin, por kryesisht dhe ekskluzivisht për të respektar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi” – thuhej në njoftimin e organizatorëve.

Organizatorët e këtij marshi të protestës ishin familjarët e viktimave, të cilët me fotografi të më të dashurve të tyre dhe me parrulla dolën të marshojnë rrugëve të Koçanës për shkak të reagimit të vonuar institucional.

Related Articles

Back to top button
Close
Close