LajmeMaqedoniTopLajm

“Vajza ka një gisht të thyer”, autoritetet me detaje nga aksidenti i djeshëm në Çellopek

Babai dhe vajza janë më lehtë të lënduar pasi kanë rënë me automobil në ujërat e lumit Vardat në afërsi të Çellopekut të Tetovës dje rreth orës 19:40. Rasti është raportuar në policinë e Tetovës.

“Është raportuar se në ora 19:40 në rrugën lokale për fshatin Çellopek, afër urës së lumit Vardar, automobili “Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga T.M. (39) nga Tetova, ka rënë në lumë. Lëndime më të lehta trupore kanë pësuar shoferi dhe një udhëtare e mitur, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë”, informojnë nga MPB-ja.

Për intervenim është thirrur edhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë.

“Pas rënies në lumë, babai dhe vajza kanë arritur të dalin vetë nga automobili, ndërsa ne më pas e kemi nxjerrë automobilin. Mendoj se vajza ka një gisht të thyer”, informo Avni Amethi, komandant i NJTKZ Tetovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close