
Kriza në VLEN po duket të jetë edhe më e thellë se sa duket pasi koalicionimi i këtyre partive ishte ad-hok apo i udhëhequr nga emoicioni dhe jo nga pesha politike brenda koalicionit. Kërkesa e Taravarit për kandidat të përbashkët për krytar komunash dhe lista të veçanta për këshilltarë duket se ka vënë para aktit të kryer partitë tjera brenda VLEN- të cilat kanë frigë me gjasë të përballen me votuesin dhe sfida e Taravarit po i përballë me të vërtetën, shkruan Top24
Top24 ka kontaktuar politikologun Valon Bela si njohës i rrethanava politike nga i cili kërkoi opinion rreth situatës së krijuar në VLEN dhe si e komenton kërkesën e Taravarit, Bela shprehet.
- A është e arsyeshme kërkesa e Taravarit për lista të veçanta?
Bela: Kërkesa e Taravarit është shumë e arsyeshme sepse disa nga partitë brenda VLEN nuk kanë legjitimitet as për 1 deputet dhe këtë gjë e dijnë të gjithë. Prandaj edhe me të drejtë ka kërkuar Taravari. Por ky i fundit po harron se s’ka vula të Partisë pasi që Gjykata i dha të drejtë Ziadin Selës (për herë të dytë). Nëse fillimisht ishte motiv i VLEN-it “BDI në opozitë” tani janë interesat vetanake të partive të VLEN. Më konkretisht, Taravari e di sa peshon prandaj edhe dëshiron që secila parti të matet në zgjedhje duke shkuar veçmas.
2. A kanë frigë Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokoratike, se nëse shkojnë ndaras në zgjedhje do të detelegjitimohen dhe do mbeten pas ASH-Taravari?
Sa i përket pyetjes tuaj të dytë, pas 9 muaj (keq) qeverisje të VLEN, duke dështuar edhe në Ministritë që administrohen nga po të njëjtit, padyshim se ndihen keq. Dhe kjo i frikëson pamasë sepse janë të vetëdijshëm për aktivistët e humbur e të cilët nuk kanë mundur të punësohen askund. Edhe LD por edhe LB mbështeten tek KM Mickovski sidomos për peshën që ka VMRO në Çair dhe Tetovë. Relacioni i keq i KM Mickovski me shqiptarët ka bërë që VLEN të bie shumë poshtë edhe sondazhe e fundit. Ky fakt i tmerron ata.



