
Jon Frçkoski, ka njoftuar opinionin se po tërhiqet nga nga funksioni partiak si Drejtor i Qendrës për kërkime dhe Analiza në LSDM pas akuzave nga VMRO-DPMNE se është parë duke përdorur kokainë dhe thirrjes për të kryer një test publik për substanca psikotrope.
“Është e ulët dhe çnjerëzore të devijohet vëmendja e publikut nga mënyra katastrofike në të cilën po zhvillohet hetimi për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 njerëz. Kjo flet shumë për DPMNE-në, por unë nuk do të lejoj të bëhem mish për linçim publik. Nuk krenohem me gabimet e së kaluarës dhe dobësitë e rinisë, por ato nuk do të jenë një barrë për LSDM-në, partinë që po zbardh të gjitha krimet e DPMNE-së.Për arsye morale, tërhiqem nga pozita e Drejtorit të Qendrës për Kërkime dhe Analiza të LSDM-së.Faleminderit familjes dhe miqve për mbështetjen në këtë fushatë të ndyrë në të cilën më kanë përfshirë mercenarët e DPMNE-së,” ka shkruar Jon Frçkoski në profilin e tij në Facebook



