
Nënkryetari i ASH-Sela ,ish ministri i Drejtësisë, Kreanar Kkoga pas mbylljes së Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë ka shkruar se këto dy media kanë qenë për 81 vite, kanë qenë dritë shprese për shqiptarët, maqedonasit dhe për të gjithë popujt liridashës. Ato sollën të vërtetën në kohë të vështira, kur zëri i lirë ishte i shtypur dhe e drejta për informacion të pavarur ishte e mohuar, shkruan Top24
ALB ▪︎ Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, për 81 vite, kanë qenë dritë shprese për shqiptarët, maqedonasit dhe për të gjithë popujt liridashës. Ato sollën të vërtetën në kohë të vështira, kur zëri i lirë ishte i shtypur dhe e drejta për informacion të pavarur ishte e mohuar.
Për mua, këto media ishin më shumë se burime lajmesh—ishin pjesë e formimit tim, veçanërisht “Ditari” i VOA një dritare nga e cila mund të shihja botën e lirë.
Pata fatin dhe privilegjin të jem i intervistuar nga këto dy mediume, duke ndarë mendimet dhe përvojat e mia në një hapësirë ku fjala e lirë ka pasur gjithmonë peshë. Kjo përvojë mbetet një ndër nderimet më të mëdha për mua.
Sot, përballë vendimit ekzekutiv që do t’i shuajë, ndiej keqardhje të thellë, por edhe mirënjohje të pafundme. Sepse zërat e lirisë nuk mund të heshten—ata mbeten të gjallë në mendjet dhe zemrat tona, si frymëzim për brezat që vijnë.
Nderime dhe lavdi për të gjithë ata gazetarë e punonjës të këtyre mediumeve!
Me respekt,
Krenar Lloga



