Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në ngjarjen tragjike të Koçanit ku jetën kanë humbur 59 të rinjë si pasoj e një zjarri në një diskotekë, shkruan Top24
Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut
Miq, një tragjedi e rëndë ka ndodhur në vendin mik.
Në një diskotekë në qytetin Koçan, Maqedonia e Veriut, 51 të rinj, të moshave 14-25 vjeç, humbën jetën tragjikisht nga zjarri, ndërsa 118 të tjerë pësuan djegie të shkallëve të ndryshme dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Ndër ta, 18 janë në gjendje të rëndë.
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia dhe të Partisë Demokratike për familjet e viktimave, si dhe solidaritetin tonë me autoritetet lokale dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, lutemi për një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve në këtë tragjedi të tmerrshme. #sb



