
Artan Behrami nga PDK-ja në emisionin “Click” në RTV21 ka kritikuar pushtetin e Kosovës, pasi që sipas tij nuk janë përkujdesur për ish krerët e UÇK-së që ndodhën në Hagë.
“Shteti i Kosovës është shteti i vetëm që nuk është përkudjesur për njerëzit që ka në Hagë , Serbia e ka trajtu Millosheviqin si VIP , krejt fondet ia ka leju, i ka shfrytëzu krejt resurset shtetërore për me mbrojt një kriminel që ka bë gjenocid në Ballkan. Ndërsa krerët e UÇK-së që me drejtë janë heronjtë e Kosovës, pavarësisë , lirisë, çlirimit të Kosovës, sot trajtohen sikur ata ishin dënu, do të thotë presidentja, kryeministri thonë nuk ndërhyjmë në drejtësi kur bëhet fjalë për Gjykatën Speciale , ndërsa kur bëhet fjalë për gjykatës brenda për gjyqësinë e Kosovës…i ndalin fondet ndaj mbrotjes, mënyrën qysh është sjell ministrja Gërvalla me krerët e UÇK-së është e pafalshme , këtë nuk na fale historia ata janë të braktiskur.”, u shpreh Behrami.



