Hashim Thaçi arrin në Kosovë

Konfimohet vizita e Thaçit: U lejua për arsye humanitare

Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha se vizita u lejua për arsye humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.


Hashim Thaçi arrin në Kosovë

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.

Aktualisht, Thaçi tashmë ka hyrë në QKUK, ku pritet të vizitojë babanë e tij që është i shtrirë në një nga klinikat në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.