
Në listë për rrëmbim kryesisht kanë qenë persona të pasur dhe biznesmen. Manev në seancë me emër përmendi disa prej tyre. Të akuzuarit është dashur të marrin nga 150 mijë euro për rolin e tyre në aktivitetet kriminele.
Në këtë pjesë të dhënies së dëshmisë, gjykatësi dha pauzë për shkak se të akuzuarit Aleksandar Gjorçevskit, babit të Vanjës, iu keqësua gjendja shëndetësore. Manev mohoi se Gjorçev ka qenë i përfshirë, duke pohuar se e ka përmendur nën presion të policisë për të ndaluar tortura ndaj tij. Për shkak të dallimeve në dhëniet e dëshmive, Prokuroria kërkoi në seancë të lexohen dy deklaratat paraprake të Manevit e dhëna në polici dhe prokurori. Prokurorja Ana Stojkoviq Dimitrovska, duke i lexuar, nuk mundej të fsheh emocionet që e pushtuan për disa çaste.



