LajmeRajonTopLajm

Rutte mbërrin në Presidencë, pritet nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ndërkohë pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Rutte do të mbajnë një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje.

Më pas, shefi i NATO-së pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti në orën 14:50.

Për mbërritjen e Ruttes në Prishtinë, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe të qëndrimit të delegacionit të lartë të NATO-s.

Veç liderëve të institucioneve të Kosovës, Rutte, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të kësaj aleance, do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano e shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së në nisje të turit të parë në Ballkanin Perëndimor, nga Bosnjë-Hercegovina ka deklaruar se nuk do të lejojnë të rrezikohet paqja në këtë shtet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close