LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendëskryeminstrin e Malit të Zi, z. Momo Koprivica

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai sot gjatë ditës ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, z. Momo Koprivica me të cilin diksutuan rreth luftës kundër korrupsionit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për të shkëmbyer informacion rreth veprimtarive të paligjshme dhe për të ndarë përvojat tona, shkruan Top24

Dy zëvendëskryeministrat u zotuan për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të intensifikuar përpjekjet drejt reformave që do të kontribuojnë në anëtarësimin e vendëve tona në BE. Ky angazhim i përbashkët është një hap pozitiv drejt një rajoni më të bashkuar dhe progresiv, duke ndërtuar një të ardhme evropiane për qytetarët tanë. Top24

 

Sot, pata kënaqësinë të mirëpres në Shkup homologun tim nga Qeveria e Malit të Zi, z. Momo Koprivica, për një takim frytdhënës që kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve tona.
Gjatë takimit, diskutuam me përkushtim sfidat e luftës kundër korrupsionit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për të shkëmbyer informacion rreth veprimtarive të paligjshme dhe për të ndarë përvojat tona. Z. Koprivica theksoi vlerën që Mali i Zi i jep Maqedonisë së Veriut si partner të rëndësishëm dhe mik të besueshëm në rrugën drejt integrimit në BE, ndërsa ne theksuam angazhimin tonë për bashkëpunimin rajonal, për të përmirësuar shtetin e së drejtës dhe për të zbatuar reformat evropiane.
Takimi përfundoi me zotimin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të intensifikuar përpjekjet drejt reformave që do të kontribuojnë në anëtarësimin e vendëve tona në BE. Ky angazhim i përbashkët është një hap pozitiv drejt një rajoni më të bashkuar dhe progresiv, duke ndërtuar një të ardhme evropiane për qytetarët tanë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close