LajmeMaqedoni

Mickoski shpjegon çfarë përfiton RMV nga hyrja në sistemin evropian të pagesave SEPA

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me faktin që Maqedonia u bë pjesë e sistemit evropian të pagesave SEPA dhe shifrat më të fundit nga statistikat për prodhimin industrial, deklaroi:

“Po, gjithashtu dua ta theksoj këtë, se më në fund si shtet u futëm në atë që quhet zona evropiane e pagesave në euro. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se diaspora jonë, e cila ka një bankë dhe një llogari në njërën nga bankat e Bashkimit Evropian, kur të transferojë një dotacion këtu te ne, te një person fizik që ka llogari në një nga bankat komerciale, transferimi do të realizohet menjëherë, pa pritur ditë të tëra dhe pa kosto shtesë. Dhe pa përqindje apo shpenzime shtesë. Nëse kemi parasysh që këto dotacione në baza vjetore mund të jenë më shumë se një miliard euro, qytetarët do të kursejnë mes 50 dhe 60 milionë euro. 50 deri në 60 milionë euro janë aq sa qeveria e kaluar, përmes taksës së luksit ose ashtu siç e quajti LSDM-ja, ua mori qytetarëve, ndërsa tani ne si Qeveri duhet ta paguajmë, si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Qytetarët do të kursejnë kaq shumë çdo vit dhe menjëherë do t’i shohin paratë në llogaritë e tyre, pa pritur ditë të tëra si më parë. Këtë e bëri kjo Qeveri. Ekipit që ishte i përfshirë, unë i përgëzoj për këtë arritje. Po ashtu, dua të theksoj edhe rolin e Bankës Popullore dhe gjithë ky proces përfundoi me sukses, proces të cilin qeveria e mëparshme nuk e kishte fare në horizontin e vendimmarrjes. Ne, brenda një periudhe prej tetë muajsh, ia dolëm, duke treguar edhe një herë qartë për Evropën dhe botën se qëllimi ynë i dytë strategjik, përveç anëtarësimit në NATO, është edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, duke përmbushur rezultate konkrete. Diçka që në të kaluarën ishte e pamundur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close