LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti uron 7 Marsin: Kishin guximin për të sfiduar errësirën, për të sakrifikuar gjithçka që brezat e ardhshëm të mos mbeteshin në terrin e padijes

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka uruar mësimdhënësit për nderë të ditës së mësuesit 7 Mars duke shënuar se “Ata mësues nuk kishin libra të shumtë, nuk kishin klasa të ndriçuara apo mjete teknologjike. Kishin vetëm një gjë: zemrën dhe shpirtin për të mbjellë dritë në mendjet e fëmijëve shqiptar. Kishin guximin për të sfiduar errësirën, për të sakrifikuar gjithçka që brezat e ardhshëm të mos mbeteshin në terrin e padijes.Nëpër klasa me dërrasë të zezë apo me projektorë modernë, me libra të rinj apo me sfida të reja, ata mbeten pishtarët e dijes. Janë ata që edukojnë, që mësojnë e frymëzojnë, ata që formësojnë të ardhmen me duart e tyre, shpesh mes vështirësive dhe mungesave, por gjithmonë me të njëjtin përkushtim si mësuesit e Korçës së 1887-ës. Qëllimi ende është i njejti; ta ndriçojnë rrugën e popullit tonë.”, shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close