
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ,Ziadin Sela në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë martirëve të lirisë, heroizimi i Adem dhe Hamzë Jasharit, familjarëve e shokëve të tyre, do të kujtohen sa të jetë jeta, si një sakrificë e pashoq për liri, shkruan Sela përcjellë Top24.
Ziadin Sela
Po të kishte çmim Nobel për liri e sakrificë, pa dyshim që ai do t’i takonte Familjes Jashari. – Bernard Kouchner
Herontjë nuk vdesin. Ata bien për të ngritur mijëra të tjerë. Heroizimi i Adem dhe Hamzë Jasharit, familjarëve e shokëve të tyre, do të kujtohen sa të jetë jeta, si një sakrificë e pashoq për liri.
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve!
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – 5, 6, 7 Mars



