
Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara nga komuna e Tearcës, në Shkollën Fillore Komunale “Asdreni”u realizua aktiviteti ” Ora Letrare ” kushtuar Festës së Mësuesit 7 Marsi dhe Festës së Nënës 8 Marsi, shkruan Top24.
Nxënësit e shkëlqyeshëm,krijuesit e ri nga të gjitha shkollat e komunës shkëlqyen me prezantimin e veprave letrare me plot motive dhe emocione.
Letërsia është një pasaportë që na hap dyer të reja drejt botës së ideve, ndjenjave dhe imagjinatës. Ajo na bën të kuptojmë më mirë veten dhe të tjerët, na ndihmon të zhvillojmë një aftësi të thellë për të menduar dhe për të shprehur emocionet tona.
Letërsia është një mundësi për të mësuar, për të reflektuar, por edhe për t’u shprehur dhe për të krijuar.
Ju lumtë nxënësve që morën pjesë me krijimtarinë e tyrë në orën letrare dhe arsimtarëve të gjuhës shqipe për pregatitjet e tyre, thuhet në njoftimin e komunës së Teracës.




