
Nxënësit nga shkolla SH.F.Asdreni nga fshati Gllogjë nga komuna e Tearcës, sot kanë kaluar me sukses garat e mbajtura në qytetin e Velesit, ku të gjithë nxënësit pjesmarës nga kjo shkollë kanë korur rezultate solide duke kaluar pragun e niveleve të caktuara, ndërsa nxënësi Dion Hasani është kualifikuar për të marë pjesë në garën ndërkombëtare, shkruan Top24.
Njoftimi plotë :
Sot u shpallën rezultatet e garës së mbajtur ne Veles, KGL-National Contest in English ku të gjithë nxënësit e shkollës sonë pjesëmarës në këtë garë korën rezultate solide dhe e kaluan pragun e niveleve të caktuara dhe do të shpërblehen me çertifikata ndërkombëtare për nivelet (PRE-A1, A1, A2, B1). Kurse nxënësi Dion Hasani në nivelin PRE-A1 u kualifikua për shkallën e dytë e cila është kusht për të marë pjesë në garën ndërkombëtare. Të gjithë nxënësve ju urojmë suksese.



