LajmeRajon

Sa ulëse përfundimisht do të marrin partitë politike në Kuvendin e Kosovës?

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka publikuar projeksionet e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës pas numrit të votave me postë.

Ai përmes një statusi në Facebook, LVV ka siguruar 48 mandate, PDK 24 mandate, LDK 20 mandate dhe AAK 8 mandate.

Siç thotë Cakolli ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Postimi i plotë

Pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta, votat nga nga diaspora (qoftë përmes postës apo misioneve diplomatike), tashmë shpërndarja e mandateve është e qartë dhe nuk pritet të ketë më ndryshime. Sipas përllogaritjeve, ndarja e mandateve do të jetë:

– LVV – 48 mandate

– PDK – 24 mandate

– LDK – 20 mandate

– AAK – 8 mandate

Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë.

E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë.

Andaj, me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close