BotaLajme

Liderët arabë u takuan në Kajro për të biseduar për rindërtimin e Rripit të Gazës

Liderët arabë sot do të takohen për të biseduar për planet për rikonstruimin e ardhshëm të Rripit të Gazës, njoftoi DPA.

Me këtë samit në Kajro, Qeveria egjiptiane ka për qëllim t’i kundërshtohet planeve kontroverse të presidentit amerikan Donald Tramp për “shpërngulje” të përhershme të palestinezëve në vendet e tjera arabe, njofton agjencia.

Krahas përfaqësuesve të lartë të Egjiptit, Jordanisë, Arabisë Saudite dhe Katarit, pritet të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

KB-ja i vlerëson harxhimet për rindërtim të rajonit në 53 miliardë dollarë. Shumë çështje të pazgjidhura mbeten në diskutime për të ardhmen e Gazës, si për shembull kush do ta kontrollojë dhe garantojë sigurinë në rajon pas përfundimit të luftës.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit është mjaftë i brishtë dhe mund të shpërthejnë përsëri luftime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close