LajmeMaqedoni

Kallëzim penal ndaj Drejtoreshës së shkollës fillore, kundërligjshëm u pasurua për mbi 300 mijë denarë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kanë ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale S.R e moshës 54 vjeçare, drejtoreshë e Shkollës Fillore në fshatin Novo Sellë të Strumicës nën dyshimin se ka përvetësuar kundërligjshëm për dy vite me radhë buxhetin e  shkollës.

Siç bëhet e ditur në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi në fjalë  në pozitën e drejtorit të shkollës fillore në fshatin Novo Sellë, është vetëzgjedhur si mentore e praktikantëve të asistentëve arsimorë me çka ka përfituar 10% të rrogës bruto të saj gjatë vitit 2023 dhe 2024.

“SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër S.R.(54) nga Novo Sella e Strumicës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Gjatë vitit 2023 dhe 2024, e denoncuara në rolin e drejtorit të Shkollës Fillore në Novo Sellë, vetë është zgjedhur si mentor i praktikantëve të asistentëve arsimor, për çka ka fituar para në vlerë prej 10% nga paga bruto e saj, me çka ka arritur pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 147.456 denarë në vitin 2023 dhe 155.904 denarë në vitin 2024″, thuhet në buletinin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close