
Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve, i propozuar nga shumica parlamentare, hynë në procedurë të mëtejshme parlamentare, paralajmëroi deputeti I VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.
Sipas tij, ky Ligj do të sigurojë transparencë më të madhe të çmimeve nëpër markete dhe do të mundësojë që konsumatorët më lehtë të krahasojnë produktet.
Me ligjin e ri, të gjithë tregtarët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, që kryejnë shitje me pakicë, janë të obliguar me ligj që t`i publikojnë çmimet e prodhimeve të tyre në internet, me përditësimin e çmimeve shitëse.
Ligji, sic tha Stojanovski, parasheh edhe mbikqyrje aktive nga ana e shërbimeve inspektuese.
Sipas tij, do të krijohen mundësi për krijimin e një aplikacioni ku çmimet do të jenë të kapshme për qytetarët dhe në këtë mënyrë të vendosin se ku do t`i harxhojnë mjetet e tyre.



