
Irani, Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut do të kenë armë bërthamore brenda dekadës së ardhshme, tregojnë të dhënat nga një studim i kryer nga organizata Këshilli atlantik.
Gjithashtu, pothuajse një e katërta e të anketuarve besojnë se Koreja e Veriut do të përdorë armë bërthamore gjatë së njëjtës periudhë.
Hulumtimi i quajtur “Global Foresight 2025” është realizuar nga 15 nëntor deri më 2 dhjetor 2024, mes më shumë se 350 ekspertëve globalë.




