Mickoski: Kalaja e Shkupit po merr pamje dhe funksionalitet të ri, do ta shndërrojmë në një atraksion turistik të nivelit të lartë

Nuk kam çfarë t’i shtoj asaj që thanë folësit paraprakë, vetëm dua të them se i erdhi radha edhe Kalasë që të rregullohet.

Ka shumë gjëra që duhet të rregullohen dhe njëra prej tyre është edhe Kalaja e Shkupit. E dini se arritëm të dalim nga ato sfida që lidhen me Shkupin – Kryeqytet Evropian i Kulturës.

 

Pres që në periudhën në vijim Kalaja ta marrë pamjen dhe funksionalitetin që meriton. Ky do të jetë synimi ynë si Qeveri, së bashku me institucionet që janë kompetente për pjesë të ndryshme.

 

Pres që, kur e gjithë kjo të përfundojë, të kemi në Shkup një objekt vërtet me cilësi të jashtëzakonshme, i cili do të përfaqësojë një nga atraksionet e pakta turistike jashtëzakonisht të rralla dhe të rëndësishme këtu në Shkup.

 

Nëse gjithçka shkon siç duhet, kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm, natyrisht nëse fillojmë që sivjet. Tani hapësira tashmë është rregulluar. E dini se këtu kishte bar, është bërë njëfarë rregullimi hortikulturor, që vizitorët të kenë mundësi të njihen sadopak me Kalanë e Shkupit, por nuk jemi të kënaqur me gjendjen aktuale. E dimë se Kalaja më shumë mundësi dhe ne, si Qeveri, do t’i mbështesim institucionet si financiarisht, ashtu edhe në aspektin logjistik, që Kalaja e Shkupit ta marrë pamjen që meriton dhe të jetë pjesë e Shkupit – Kryeqytet Evropian i Kulturës.