LajmeMaqedoniTopLajm

“Makineri propagandistike që ta shpërlan trurin” – Arben Taravari flet për analistët që kritikojnë Albin Kurtin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut – VLEN, nga mbledhja e Forumit Rinor të kësaj partie, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Thotë se kryeministri aktual, Albin Kurti është duke u sulmuar nga analistë të njëjtë të cilët, sipas tij, kanë sulmuar edhe VLEN-in.

Taravari vlerëson se kjo është “makineri propagandistike e jashtëzakonshme”, që sipas tij nuk kalon më në Prishtinë dhe Shkup, por ka mbetur vetëm në Tiranë.

“Ta dini të gjithë. Ngritin çështje të cilat, me një makineri të jashtëzakonshme propagandistike që e kanë… E shihni, shkolla e njëjtë është në Prishtinë dhe Shkup. Analistët e njëjtë… Njerëzit e njëjtë prej Maqedonie dhe Kosovë. Propagandë e njëjtë kundër Albin Kurtit dhe krijohet përshtypja se: “Ej, Vetëvendosja nuk fiton!”, por populli ndryshe mendon. Nuk mendon sikur këta analistë që paguhen nga qendra të caktuara. E njëjta propagandë është edhe në Maqedoni. Gjuha shqipe? A ka ndryshuar diçka me gjuhën shqipe? E mbajnë temë, temë… Nëse shkoni në Shqipëri a Kosovë, krijohet përshtypja se këtu më nuk përdoret gjuha shqipe. Jo bre, njësoj është, asgjë nuk ka ndryshuar. As në Gjykatën Kushtetuese nuk ndryshon. Unë e kam thënë këtë para tre – katër muajsh se nuk ndryshon, por vetëm mund të avancohet. Ne në këtë mandat e kemi për obligim që t’ia heqim gjuhës shqipe 20% prej Kushtetutës, punë të cilën Ali Ahmeti s’e ka bërë për 22 vjet. Flasin për flamur – ja ku është flamuri. Askush nuk e pengon përdorimin e flamurit. Unë e kam në zyrën time. Elfetja e ka. Arbeni e ka. Flakroni e ka. Të gjithë funksionarët partiakë, politikë e qeveritarë e kanë flamurin. Askush nuk e konteston. Askush nuk e pengon. Do të thotë – makineri e jashtëzakonshme propagandistike që ta shpërlan trurin. Më kujtohet që Ali Ahmeti thoshte që shumë shkolla për propagandë ka kryer, por këto shkolla të propagandës siç duket nuk kalojnë më në Prishtinë dhe Shkup, kalojnë vetëm në Tiranë”, tha Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close