
Shefi i departamentit për kulturë në Bashkimin Demokratik për Integrim, Valmir Aziri përmes një press konference gjatë ditës së sotme ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se po bën mohim institucional të letërsisë shqipe ku në programën e vitit 2025 janë finansuar 320 tituj maqedonas të finansuar me 39.5 milion denarë ndërsa vetëm 60 tituj shqiptarë me 6.6 milion denarë, shkruan Top24



