Krytarja e Asamblesë së Gruas së Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës përmes një postimi ka reaguar ndaj rezultateve të konkursit të fundit nacional për vitin 2025 ku shqiptarët nuk u mbështetën as me 15% të buxhetit për vitin 2025, shkruan Top24
Berisha në postimin e saj shënon:
As 15 për qind projekte kulturore shqiptare. Edhe syri më i pavëmendshëm mund ta dallojë së largu diskriminimin e pashembullt. Mjafton të shihet lista e projekteve të sivjeme. Edhe kjo përqindje është arritur me individë, jo me institucione e botues seriozë, jo me organizime të vlefshme e me traditë nga fusha e muzikës, teatrit, e mos flasim më për filmin.
Nuk po ua dëgjoj zërin atyre që vitet e kaluara as 30 për qind nuk i kënaqte!
Kultura është thelbi, është ruajtja e qenësisë.
Programi nacional për kulturë për vitin 2025 nuk është vetëm jo mbështetës, por edhe i turpshëm.
Së fundmi edhe komuniteti i çmuar i kulturës e ndjeu “ndryshimin” e trumpetuar. Edhe ndryshimi për të keq është ndryshim. Ndoshta ne s’e kemi nxënë kuptimin e vërtetë semantik. 



